Spekulimet për një lidhje të mundshme mes Sarës Hoxha dhe Erik Fullanit janë shtuar ndjeshëm ditët e fundit, teksa të dy janë parë në të njëjtat ambiente në disa raste, duke ngritur dyshime për një raport më të afërt mes tyre.
Gjithçka nisi me disa postime të dyshimta nga i njëjti destinacion bregdetar në jug të Shqipërisë. Tani, duket se thashethemet po marrin formë konkrete, pasi janë publikuar pamje ekskluzive ku Sara dhe Eriku shihen bashkë, duke shijuar një ditë plazhi në një ambient të qetë dhe privat, të buzëqeshur dhe të relaksuar pranë njëri-tjetrit.
Por nuk mbaron këtu. Dyshja është parë sërish bashkë edhe në një tjetër event: ditëlindja e parë e djalit të aktores Olta Gixhari – Zeos – e mbajtur në periferi të Tiranës, me praninë e personave më të afërt të saj. Ndërsa pjesëmarrja e Sarës ishte e pritshme, për shkak të miqësisë së saj të ngushtë me Oltën që daton që nga bashkëpunimi në serialin “Në kuadër të dashurisë”, ajo që befasoi ishte prania e Erik Fullanit, që më parë nuk është parë në këtë rreth shoqëror.
Ky është takimi i dytë publik i Sarës dhe Erikut në një kohë të shkurtër, duke forcuar gjithnjë e më shumë dyshimet se mes tyre mund të ketë diçka më shumë se sa vetëm miqësi.
Ndërkohë, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht për këto raportime, por sytë e publikut tashmë janë kthyer nga kjo dyshe e re e mundshme në showbizin shqiptar.







