Site logo

Ntreg

U nda me Edin? Anisa Veseli flet troç dhe surprizon me deklaratën!

Prej kohësh, rrjetet kanë shpërthyer në aludime për një ndarje të mundshme mes Anisa Veselit dhe Ed Rrustemit, çiftit që u krijua në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”. Por tashmë, Anisa ka zgjedhur të flasë vetë.

Në një “Q&A” me ndjekësit në Instagram, ajo është pyetur direkt nëse është në një lidhje. Përgjigjja e saj ishte e shkurtër, por kuptimplotë:
“I’m single, ready to mingle.”

Një deklaratë që për shumë fansa konfirmon atë që është përfolur prej kohësh – se lidhja me Edin i ka përfunduar.

Megjithëse Anisa nuk përmendi asnjë emër, fjalët e saj lënë të kuptohet se ajo tashmë është e lirë dhe e fokusuar në veten, duke e përmbyllur me humor:
“Ky vit është për mua. Vetëm për mua.”

Tifozët e çiftit janë ndarë në komente – disa të zhgënjyer nga lajmi, e të tjerë që mbështesin vendimin e Anisës për të ecur përpara me forcë dhe qartësi.

U nda me Edin? Anisa Veseli flet troç dhe surprizon me deklaratën!

Të fundit