Tensionet mes Sarës dhe Zhakut kanë shpërthyer gjatë fundjavës në fermë, duke sjellë një nga përplasjet më të komentuara të momentit. Debati mes tyre u shoqërua me tone të larta dhe akuza të forta, ndërsa Sara deklaroi se situata e ka prekur rëndë emocionalisht.
Sipas saj, konflikti nisi menjëherë pas hyrjes së Zhakut në fermë dhe ajo është ndjerë e sulmuar që në kontaktin e parë. Sara u shpreh se nuk kishte asnjë informacion paraprak për Zhakun, ndërsa kjo e fundit kishte krijuar tashmë një perceptim për të. Ajo tregoi se është ndjerë e paragjykuar dhe e lënduar psikologjikisht, aq sa ka kërkuar ndihmë edhe nga psikologu. Gjithashtu, Sara tha se kishte pritur më shumë mirëkuptim nga Zhaku, duke qenë se kjo e fundit ka pasur më parë eksperiencë si opinioniste dhe e njeh presionin e një formati të tillë.
Nga ana tjetër, Zhaku mohoi që qëndrimi i saj të jetë ndikuar nga faktorë jashtë fermës. Ajo theksoi se mendimet e saj janë krijuar gjatë bashkëjetesës dhe sjelljeve që ka vërejtur te Sara, duke lënë të kuptohet se debatet mes tyre kanë ardhur si pasojë e dinamikave të krijuara brenda fermës.
Edhe banorë të tjerë reaguan për situatën. Soni u shpreh se mendon që Zhaku ka qenë e padrejtë ndaj Sarës dhe se perceptimi i krijuar për të nuk përputhet me sjelljen që ajo ka treguar në fermë. Në të njëjtën linjë ishte edhe Moza, e cila deklaroi se pa krijuar më parë një raport apo njohje më të afërt, nuk është e drejtë të sulmosh dikë kaq drejtpërdrejt. Sipas saj, përplasja mes dy vajzave ishte një reagim i menjëhershëm dhe shumë emocional.






