Në një kohë kur nevoja për shërbime sociale cilësore dhe të qëndrueshme është më e madhe se kurrë, UNDP Albania, në partneritet me Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, UNICEF Albania, UNFPA Albania dhe UN Women Albania, organizuan Konferencën Kombëtare “Shërbime të Qëndrueshme më Pranë Qytetarëve”.
Konferenca mblodhi aktorë kombëtarë dhe vendorë për të ndarë praktikat më të mira dhe për të rikonfirmuar një angazhim të përbashkët: ndërtimin e shërbimeve sociale gjithëpërfshirëse, të orientuara nga njerëzit dhe nevojat reale të tyre.
Falë mbështetjes së vazhdueshme të Embassy of Switzerland in Albania, programi ka sjellë rezultate konkrete:
- 178,000 qytetarë kanë përfituar shërbime të përmirësuara
- 22 bashki kanë ngritur shërbime të reja sociale
- 3,300 persona kanë marrë mbështetje të integruar (40% nga komuniteti rom)
- 950 të moshuar dhe 400 fëmijë me aftësi të kufizuara janë mbështetur
- 18 Qendra Komunitare janë ngritur në të gjithë vendin
Ky aktivitet shënoi edhe nisjen e Fazës III të programit “Askush të Mos Mbetet Pas” (LNB3), një fazë që shkon përtej zgjerimit të shërbimeve, duke u fokusuar në konsolidimin dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të tyre.
Me një fokus të qartë te familjet në nevojë që përballen me rreziqe të ndërthurura, LNB3 synon të forcojë kapacitetet institucionale, të garantojë vazhdimësinë e shërbimeve dhe të rrisë pronësinë kombëtare.
Sepse zhvillimi i qëndrueshëm nis aty ku askush nuk mbetet pas.
Publikuar përmes UNDP Albania.
