Publikimi i pamjeve të para nga filmi i shumëpritur ku luan Luiz Ejlli duhej të ishte një moment entuziazmi për Kiara Titon, por moderatorja është përballur me një stuhi kritikash dhe komentesh negative në Instagram vetëm pak orë pas daljes së teaser-it.
Për shkak të asaj që ajo e quajti “komente të ulëta dhe fjalor të papranueshëm”, Kiara vendosi të ndërmarrë një hap drastik: mbylli opsionin e komenteve në postimet e saj.
Në reagimin e saj, moderatorja bëri të ditur se sulmi nuk ishte i rastësishëm, por sipas saj, i organizuar. Ajo publikoi disa “screenshots” me komente negative si “keq keq”, “cringe”, apo “shfaqje e pakuptimtë”, shumica prej profileve anonime ose të dyshimta.
E irrituar, Kiara deklaroi:
“Janë disa grupe të organizuara që përpiqen të sabotojnë postimet. Si nuk lodheni duke hapur llogari? Pse nuk shikoni punën tuaj?”
Ajo vazhdoi me një tjetër mesazh të drejtpërdrejtë për adresat anonime:
“Nuk e di kush harxhon më shumë energji: unë që bëj punën time apo ju që krijoni llogari të reja çdo 5 minuta vetëm për të shpërndarë negativitet.”
Reagimin e mbylli me një qëndrim të fortë, duke e diferencuar qartë veten nga kritikat anonime:
“Flisni sa të doni. Unë jam këtu me emër, me fytyrë dhe me jetë. Ju vazhdoni me komentet, unë vazhdoj me suksesin.”







