“Unë Mirin e kam si vëlla, tani i bie të më thërrasësh xhaxha” – Luizi për Selin

"Unë Mirin e kam si vëlla, tani i bie të më thërrasësh xhaxha" - Luizi për Selin

Ditën e shtunë, Luiz Ejlli, ish-fituesi i “Big Brother VIP 2”, bëri një hyrje surprizë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke sjellë menjëherë energji, humor dhe reagime të forta nga banorët.

Në orët e para të mëngjesit, një moment i veçantë nuk kaloi pa u vënë re nga publiku. Gjatë një bisede të hapur me Tanin, Luizi u ndal te raporti që Seli ka me Mirin, duke hedhur një batutë që ndezi atmosferën në shtëpi.

Teksa i drejtohej Selit, Luizi tha me humor:
“Unë Mirin e kam si vëlla, tani i bie të më thërrasësh xhaxha.”

Kjo frazë shkaktoi të qeshura mes banorëve, por edhe reagime të përziera. Ndërkohë që disa e morën si shaka tipike në stilin e Luizit, Seli u përpoq të ruante qetësinë dhe të mos i jepte situatës më shumë peshë sesa duhej.

Pas këtij momenti, situata u komentua edhe më tej në shtëpi. Disa nga banorët e cilësuan ndërhyrjen e Luizit si një “thumb tipik i tij për të testuar nervat dhe reagimet”, ndërsa të tjerë vunë re se prania e tij ndryshoi ndjeshëm dinamikat e lojës.

Të fundit