Site logo

Ntreg

Valbona Mhilli flet në emër të Jozit: “Jozi është penduar për situatën me Gjestin në BBVIP”

Gazetarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Valbona Mhilli, ishte e ftuara e parë në sezonin e ri të emisionit “The Elite Way”, të moderuar nga Elita Rudi.

Në intervistë, ajo foli edhe për mikun e saj të ngushtë, këngëtarin Jozefin Marku, i cili gjatë qëndrimit në shtëpi krijoi një situatë të diskutuar kur goditi me shuplakë në fytyrë banorin tjetër, Gjestin.

Mhilli tha se Jozi është penduar për këtë ngjarje dhe se e ka pranuar hapur, si në intervista, ashtu edhe në biseda personale.

“Jozi ndihet shumë keq për atë që ndodhi dhe ka shumë respekt për Gjestin. Këtë e ka shprehur publikisht dhe privatisht”, u shpreh Valbona.

Sa i përket raportit të saj me fituesin e edicionit, ajo tregoi se ka patur komunikim me të disa muaj më parë dhe se ndiqen ende në rrjetet sociale.

Të fundit