Vanesa eliminohet nga “Ferma VIP”, Sara dhe Henri vazhdojnë garën

Vanesa është fermerja që ka lënë sot garën në “Ferma VIP”.

Në prime-in e sotëm, ajo ishte në televotim përballë Sarës, Blerina dhe Henrit, dy fermerëve të tjerë që rrezikonin eliminimin. Pas mbylljes së votimit nga publiku, rezultoi se Vanesa ishte konkurrentja më pak e votuar, duke u detyruar kështu të largohej nga ferma.

Eliminimi i saj erdhi pas një jave me dinamika, debate dhe tensione mes fermerëve, ndërsa gara po bëhet gjithnjë e më e fortë drejt finales.

Blerina, Sara dhe Henri vazhdojnë ende rrugëtimin e tyre në “Ferma VIP”, ndërsa largimi i Vanesës pritet të sjellë reagime brenda shtëpisë dhe në rrjetet sociale.

Të fundit