Site logo

Ntreg

Vendim i papritur: Sara Gjordeni largohet nga rrjetet sociale

Vendim i papritur: Sara Gjordeni largohet nga rrjetet sociale

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Sara Gjordeni, ka habitur ndjekësit me një njoftim të papritur në Instagram, ku ka bërë të ditur se do të jetë më pak aktive për një periudhë të pacaktuar.

Në postimin e saj, Sara u shpreh se po kalon një fazë reflektimi dhe se ndjen nevojën për t’u shkëputur disi nga rrjetet sociale për të rigjetur balancën dhe qetësinë e brendshme.

“Natyra njerëzore është e tillë që paqe gjen vetëm tek qetësia,” – shkroi ajo në një mesazh të sinqertë për ndjekësit.

Moderatorja theksoi se gjatë kësaj kohe nuk do të japë intervista apo përgjigje për pyetje nga publiku, duke kërkuar mirëkuptim për vendimin e saj.

“Do të jem më pak aktive, derisa të gjej arsyen dhe rrugën drejt gjërave që dua t’i takoj,” – shtoi Sara.

Ky vendim tregon se ajo ka zgjedhur të vendosë mirëqenien emocionale mbi gjithçka tjetër, duke u fokusuar në qetësinë dhe reflektimin personal.

Vendim i papritur: Sara Gjordeni largohet nga rrjetet sociale

Të fundit