Reperi i njohur dhe mjaft i komentuar në media, Don Xhoni, ka ndezur rrjetin me një postim të fundit në Instagram. Në një Instastory që po qarkullon me shpejtësi, ai shfaqet në një ambient tejet romantik, përkrah një vajze të panjohur për publikun.
Pamja intime dhe atmosfera e ngrohtë kanë ngritur menjëherë dyshimet: A bëhet fjalë për një romancë të re në jetën e artistit, apo thjesht për një sekuencë nga një videoklip i ri që po xhirohet?
Reperi nuk ka dhënë asnjë sqarim, duke e lënë enigmën të hapur për interpretim, por fansat kanë nisur të spekulojnë – disa mendojnë se bëhet fjalë për një dashuri të re, ndërsa të tjerë e shohin si një lëvizje të zgjuar marketingu për të krijuar zhurmë për projektin e radhës.
Për momentin, mbetet të shihet nëse Don Xhoni do të zbulojë më shumë… apo do të vazhdojë të luajë me kuriozitetin e ndjekësve të tij.







