VIDEO/ Akili largohet përfundimisht nga “Ferma VIP”, vendimi i papritur që ndryshoi gjithçka

Një nga momentet më të forta të spektaklit “Ferma VIP” ka ardhur këtë javë, ku aktori Akil Varfi është larguar përfundimisht nga gara, pas një serie zhvillimesh të papritura dhe vendimesh që tronditën publikun.

Akili ishte në televotim së bashku me Indrin, Gresën dhe Fairfax. Fillimisht, publiku vendosi të shpëtojë Indrin, duke lënë tre të tjerët përballë një sfide vendimtare.

Në një kthesë surprizë, ishte pikërisht Akili ai që fitoi sfidën, por vendosi të mos e pranonte fitoren, duke ia dhuruar atë Gresës. Ky veprim ndryshoi rrjedhën e lojës dhe e çoi atë në një televotim “kokë më kokë” me Fairfax.

Vendimi final i publikut ishte i prerë: Akili duhej të largohej nga gara, duke humbur kështu mundësinë për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë euro.

Mbrëmja u shoqërua edhe me tensione dhe debate, veçanërisht pas përplasjes që Akili kishte pasur me Sarën, një moment që duket se ndikoi edhe në gjendjen e tij emocionale gjatë spektaklit.

Të fundit