Debatet në “Big Brother VIP Albania” duket se kanë kaluar edhe jashtë shtëpisë, pasi bashkëshortja e Mirit ka reaguar publikisht ndaj Selinit pas zhvillimeve të fundit në spektakël.
Situata u tensionua pasi në shtëpi u bë publik mesazhi i babait të Selinit, i cili solli reagime të forta mes banorëve dhe ndezi diskutime të shumta në rrjetet sociale.
Pas kësaj, bashkëshortja e Mirit publikoi një video në rrjetet sociale ku i drejtohet Selinit, duke sugjeruar se ajo po përpiqet të marrë vëmendje dhe Prime-in përmes situatave që lidhen me martesën e saj.
Videoja është shpërndarë gjerësisht online dhe ka nxitur reagime të shumta nga ndjekësit e formatit, duke e bërë këtë një nga temat më të diskutuara të momentit.






