VIDEO / Çfarë ndodhi? Përplasje e fortë mes Selin dhe Rogertit, banorja shpërthen në lot

Debatet mes Selin dhe Rogertit kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Situata mes dy banorëve u tensionua sërish gjatë një momenti në ambientin e jashtëm të shtëpisë, duke përfunduar me emocione të forta dhe ndërhyrjen e banorëve të tjerë.

Teksa Selin po qëndronte e shtrirë në divanet jashtë, Rogerti iu afrua dhe nisi një bisedë lidhur me Mirin, për të cilin ai pretendon se balerina ka ndjenja. Biseda mori një kthesë të papritur kur, sipas Selin, Rogerti e preku në momentin që ajo kishte këmbën të ngritur mbi divan.

Menjëherë pas këtij momenti, banorja reagoi me tone të larta duke i kërkuar që të mos e prekte. Nga ana tjetër, Rogerti u mbrojt duke thënë se kishte prekur vetëm shapkën dhe i kërkoi asaj të kishte kujdes me mënyrën si e mbante këmbën.

Situata u tensionua edhe më shumë kur Selin u ngrit në këmbë dhe iu afrua atij duke bërtitur. Në atë moment ndërhyri Stenaldo, i cili tentoi ta mbante larg për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit. Pas ndërhyrjes së banorëve të tjerë, Selin u largua drejt brendësisë së shtëpisë e përlotur, ndërsa atmosfera në shtëpi mbeti e tensionuar.

Të fundit