Debatet në “Big Brother VIP Albania” kanë kaluar edhe jashtë shtëpisë, pasi një deklaratë e bërë nga Selin ka sjellë reagimin publik të bashkëshortes së Mirit, Rabea-s.
Gjatë një bisede me banorët Juelën dhe Arditin, Selin ndau mendimin e saj mbi situatën mes saj dhe Mirit, duke lënë të kuptohet se mënyra si ai po e menaxhon situatën mund të lidhet edhe me marrëdhënien e tij jashtë shtëpisë.
Sipas saj, fakti që Miri është akuzuar për ndjenja ndaj saj dhe nuk i ka mohuar prerazi këto pretendime e ka bërë të mendojë se marrëdhënia e tij me partneren jashtë mund të mos jetë plotësisht korrekte.
Deklarata e plotë e Selinit:
“Mua më ka shkuar mendja që ndoshta Miri jashtë me partneren e tij nuk ka një marrëdhënie korrekte. Do të luajë. Po. Nuk po e akuzoj, po them çfarë më ka shkuar mua ndër mend teksa e dëgjoja që akuzohej për të tilla gjëra dhe nuk e mbronte kurrë. Miri ka ardhur me qëllime të qarta dhe ndoshta atje jashtë e ka bërë të qartë për njerëzit e tij që çfarëdo të ndodhë këtu brenda, kjo është lojë dhe po e bën për ato 100 mijë euro, për të fituar në fund të ditës.”
Pas këtij momenti, bashkëshortja e Mirit reagoi në rrjetet sociale duke “thumbuar” Selinin, gjë që ka ndezur reagime të shumta nga ndjekësit dhe ka shtuar debatet online rreth dinamikave brenda lojës.






