Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” kanë arritur sërish kulmin, këtë herë pas një përplasjeje të fortë mes Rogertit, Selinit dhe Arditit, vetëm pak ditë përpara Prime-it të radhës.
Debati nisi gjatë një diskutimi mes banorëve, ku Rogerti përdori një deklaratë që menjëherë ndezi reagime në shtëpi, duke u shprehur se ai e konsideron veten figurë udhëheqëse në lojë.
Situata u tensionua kur Selin iu kundërpërgjigj ashpër, duke i thënë se ai përfaqëson një “figurë atërore të dështuar”, koment që e agravoi edhe më shumë debatin mes tyre. Rogerti reagoi menjëherë duke këmbëngulur se në kuadër të lojës ai është ai që di të drejtojë dhe të tregojë mënyrën se si duhet luajtur.
Përplasja nuk mbeti vetëm mes tyre, pasi më pas Rogerti iu drejtua edhe Arditit me të njëjtin qëndrim, duke deklaruar se në këtë lojë ai merr rolin e “babait”, ndërsa tensioni mes banorëve u rrit ndjeshëm.
Momenti është bërë menjëherë viral në rrjetet sociale, ku fansat e formatit po komentojnë gjuhën e përdorur dhe ndikimin që këto përplasje mund të kenë në marrëdhëniet brenda shtëpisë dhe në strategjitë drejt finales.






