Një tjetër debat ka trazuar atmosferën në fermë, këtë herë mes Indrit dhe Zhakut. Shkak për përplasjen u bë mënyra e veshjes së Zhakut, ndërsa Indri i kërkoi asaj të vishej më tepër për respekt ndaj banorëve të tjerë.
Gjatë bisedës, Indri u shpreh se ambienti ku ndodheshin nuk ishte pishinë, por një hapësirë e përbashkët brenda fermës, ndaj sipas tij duhej treguar më shumë kujdes dhe respekt. Ai insistoi se kishte të drejtë ta shprehte shqetësimin e tij lidhur me situatën.
Nga ana tjetër, Zhaku reagoi menjëherë duke thënë se ndihej e veshur normalisht dhe askush nuk mund t’i impononte si të qëndronte apo si të vishej. Ajo theksoi se Indri mund ta shprehte mendimin e tij, por vendimi përfundimtar i përkiste asaj.
Debati ka sjellë reagime të shumta edhe në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë në dy kampe: disa mbështesin kërkesën e Indrit për respekt ndaj ambientit, ndërsa të tjerë mbrojnë lirinë personale të Zhakut.






