VIDEO/ “Më ka lënduar kjo gjë”, Brikena përlotet nga Mateo: Për të ka më shumë rëndësi të flasë me Selin sesa…

Brikena është përlotur teksa po fliste në dhomën e rrëfimit për marrëdhënien e saj me Mateon. Banorja u shpreh e zhgënjyer nga afrimiteti i tij me Selin, sidomos pas puthjes që ata shkëmbyen gjatë spektaklit të së martës.

Ajo tregoi se ishte ndjerë keq nga një situatë e ndodhur së fundmi, kur kishte përgatitur ushqim për veten dhe për Mateon, por ai kishte zgjedhur të rrinte me Selinën dhe Shëndritin në vend që të shkonte pranë saj. Sipas Brikenës, kjo sjellje i ka dhënë ndjesinë se për Mateon kishte më shumë rëndësi të kalonte kohë me dikë tjetër sesa të vlerësonte kujdesin e saj.

Gjithashtu, Brikena solli në vëmendje edhe pamjet e transmetuara në prime-in e kaluar, ku ishte pasqyruar raporti mes Mateos dhe Selin. Ajo tha se e kishte lënduar fakti që Mateo po qëndronte pranë një vajze me të cilën ajo nuk ka marrëdhënie shoqërore brenda shtëpisë.

Në rrëfimin e saj, banorja theksoi se puthja me Mateon kishte pasur rëndësi të veçantë për të, ndaj sjelljet e tij më pas e kanë prekur edhe më shumë emocionalisht. Sipas Brikenës, disa veprime të Mateos kanë krijuar keqkuptime dhe e kanë bërë të ndihet e pavlerësuar.

Të fundit