Moza Ahmeti ka ndarë një nga momentet më të dhimbshme të jetës së saj gjatë qëndrimit në “Ferma VIP”, duke prekur jo vetëm fermerët, por edhe publikun. Ajo tregoi se nëna e saj ndërroi jetë para dy vitesh në Amerikë, ndërsa vetë nuk mundi të ishte pranë saj në ato momente të fundit.
Në rrëfimin e saj, Moza shpjegoi se ngjarja erdhi krejt papritur dhe se mungesa e vizës amerikane e pengoi të udhëtonte për në SHBA. Poetja u shpreh se nuk arriti as të merrte pjesë në varrim, një peng që e mban ende me vete.
Ajo shtoi gjithashtu se sapo të përfundojë eksperienca në fermë, dëshiron të shkojë të takojë të atin, i cili ndodhet në Amerikë dhe është 94 vjeç. Rrëfimi i saj solli një moment shumë emocional në shtëpi, duke treguar një tjetër anë të ndjeshme të Mozës, larg batutave dhe karakterit të saj të fortë.
Deklarata e saj është komentuar menjëherë edhe në rrjet, ku shumë ndjekës e kanë cilësuar si një nga momentet më prekëse të deritanishme në “Ferma VIP”.






