VIDEO / Miri BBVIP: “Mos ndoshta Selin ka ndjenja për mua?”

Një deklaratë e papritur nga Miri ka ndezur diskutime të reja brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, duke rikthyer në qendër të vëmendjes raportin e tij me Selinin.

Gjatë një bisede me banorët, gjithçka nisi pasi Juela hodhi dyshimin se Selin mund të ketë ndjenja për Mirin. Kjo deklaratë bëri që këngëtari të reflektojë publikisht për herë të parë mbi situatën, duke pranuar se ka pasur dyshime prej kohësh.

“Më ka shkuar edhe mua në mendje. Kam qenë në dyshime gjithë kohës, por nuk e kam thënë me zë,” u shpreh Miri gjatë diskutimit, duke shtuar se deri më tani akuzat kanë qenë gjithmonë të drejtuara ndaj tij.

Ai theksoi se shpesh është gjykuar sikur ka pasur ndjenja apo qëllime të tjera ndaj Selinit, ndërsa sipas tij askush nuk ka marrë në konsideratë mundësinë që situata mund të jetë edhe e kundërta.

“Unë jam akuzuar gjithë kohës… por mos ndoshta është edhe në të kundërt kjo gjë?”, tha Miri, duke lënë të hapur interpretimin për marrëdhënien mes tyre.

Deklarata ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat e spektaklit po analizojnë raportin mes dy banorëve dhe ndikimin që kjo dinamikë mund të ketë në lojën drejt finales.

Të fundit