Debatet kanë nisur që në ditët e para në “Ferma VIP”, por krahas tensioneve, duket se po lindin edhe ndjenjat e para mes konkurrentëve.
Një nga personazhet më aktivë në fermë, Akili, ka surprizuar me deklaratën e tij të sinqertë, duke pranuar se ka filluar të pëlqejë Gresën. Në një bisedë me Olën, ai nuk i ka fshehur emocionet, madje ka treguar se ajo është personi i parë që mendon sapo zgjohet.
“Kur jam zgjuar sot, njeriu i parë që kam dashur të shoh ka qenë ajo… është shumë e mirë”, është shprehur ai, duke shtuar se ndjen një tërheqje të fortë ndaj saj.
Megjithatë, Akili ka pranuar edhe një dilemë të madhe: fakti që Gresa është e lidhur jashtë fermës e bën atë të ndihet i pasigurt për ta shprehur më shumë këtë ndjenjë, pasi ka frikë se mund të prishë raportin mes tyre.
Ai nuk është kursyer as në komplimente, duke treguar se jo vetëm pamja, por edhe karakteri i saj e ka bërë tërheqëse në sytë e tij. Ndërkohë, ai ka zbuluar edhe një detaj nga jeta personale, duke thënë se para hyrjes në spektakël ka qenë në një lidhje, por ka zgjedhur ta mbyllë për të hyrë i lirë në këtë eksperiencë.
Duket se në “Ferma VIP” nuk do të mungojnë vetëm debatet, por edhe historitë që pritet të bëhen virale shumë shpejt.






