VIDEO/ Selin zbulon arrestimin e Gimbos! Ja si reagoi banorja

Gjatë një transmetimi të “Big Brother VIP Albania”, në ekran është shfaqur një informacion ku bëhej e ditur se Dj Gimbo ndodhet nën arrest. Skena është vënë re edhe nga Selin, e cila ishte e pranishme në ato momente brenda shtëpisë.

Megjithatë, për shkak të sfidës së mosreagimit që po zhvillohej në atë moment, banorja nuk ka bërë asnjë koment apo reagim lidhur me lajmin. Edhe pjesa tjetër e banorëve e kanë kaluar situatën në heshtje, duke respektuar rregullat e vendosura në lojë.

Kujtojmë se Selin dhe Gimbo krijuan një lidhje gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e formatit, marrëdhënie që u kurorëzua simbolikisht edhe me një ceremoni dasme. Më pas, Dj Gimbo u largua nga gara pas një nominimi përballë Brikenës.

Të fundit