Kristi Lamaj është rikthyer sërish në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, këtë herë duke hyrë nga muri rrethues. Ish-banori është parë teksa futet në ambientet e shtëpisë, në një moment që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut. Sipas raportimit, hyrja e tij lidhet me një sfidë të vendosur nga Vëllai i Madh për banorët.
Banorët janë vënë përballë një prove ku nuk duhet të reagojnë ndaj asaj që ndodh, çka shpjegon edhe qetësinë e tyre përballë rikthimit të Kristit. Më herët gjatë mëngjesit ishte Seno ai që ishte rikthyer në shtëpi në kuadër të së njëjtës sfidë.
Momenti ka ngjallur menjëherë interes në rrjet, ndërsa mbetet për t’u parë si do të vijojë dinamika në shtëpinë më të ndjekur në vend.






