Site logo

Ntreg

“VIP-at kanë llogari fake me të cilat ofendojnë” – deklarata e fortë e Sara Gjordenit

“VIP-at kanë llogari fake me të cilat ofendojnë” – deklarata e fortë e Sara Gjordenit

Nëpërmjet disa postimeve në Instagram, ajo ka hedhur dritë mbi një prapaskenë të pazakontë në showbiz-in shqiptar: përdorimin e profileve “fake” nga personazhe të njohur publikë.

Sara tha se është habitur kur ka parë që shumë llogari të famshme me qindra mijëra apo miliona ndjekës i dalin si “user unavailable”, edhe pse ajo nuk i ka bllokuar.

“Ka vetëm një shpjegim,” shkroi ajo. “Edhe VIP-at krijojnë profile të rreme, nga ku shajnë e ofendojnë. Por harrojnë se këto janë të lidhura me profilin kryesor, ndaj bllokimi reflektohet edhe aty.”

Me një ton ironik, Sara shtoi se kurrë nuk i ka ngacmuar këta personazhe, por fakti që e kanë bllokuar e bën të besojë se pas fasadës së shkëlqimit, disa prej tyre përdorin rrjete paralele për të sulmuar të tjerët.

Ky reagim ka hapur menjëherë diskutime, duke ngritur dyshime mbi mënyrën se si funksionojnë marrëdhëniet mes figurave të njohura në botën e showbiz-it shqiptar.

“VIP-at kanë llogari fake me të cilat ofendojnë” – deklarata e fortë e Sara Gjordenit
“VIP-at kanë llogari fake me të cilat ofendojnë” – deklarata e fortë e Sara Gjordenit

Të fundit