Site logo

Ntreg

VIP Realty në mbështetje të Stenaldos, sponsorizon paketën 8 mijë euro për gjetjen e shtëpisë

Pas lajmit që preku shumë njerëz mbi kontributin e dhënë nga Fondacioni Frutex/Golden Eagle, një tjetër mbështetje e rëndësishme ka ardhur për Stenaldon.

Përmes një njoftimi publik, VIP Realty ka bërë të ditur se do t’i bashkohet kësaj kauze duke ofruar falas të gjithë ekspertizën e saj në ndërmjetësimin dhe gjetjen e një shtëpie të re për të. Sipas agjencisë, bëhet fjalë për një paketë shërbimi me vlerë prej 8,000 eurosh, e cila do të sponsorizohet plotësisht nga kompania.

Qëllimi i këtij angazhimi është që çdo shumë e mbledhur nga fondi të shkojë drejtpërdrejt për ndërtimin dhe sigurimin e shtëpisë, ndërsa VIP Realty do të mbulojë të gjithë mbështetjen profesionale gjatë procesit të kërkimit dhe ndërmjetësimit.

Në reagimin e saj, agjencia thekson se beson fort që suksesi i vërtetë matet edhe me kontributin që i jepet komunitetit, sidomos në raste kur ndihma mund të bëjë një ndryshim real në jetën e dikujt.

Në këtë mënyrë, mbështetja për Stenaldon po vazhdon të rritet, ndërsa gjithnjë e më shumë iniciativa po bashkohen për t’i siguruar atij shtëpinë që meriton.

baner viral news

Të fundit