Site logo

Ntreg

Vivien Thano: “Kam punuar për status dhe standard, nuk dashurohem dot me nje burrë që punon me tulla e llaç”

Vivien Thano: "Kam punuar për status dhe standard, nuk dashurohem dot me nje burrë që punon me tulla e llaç"

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Vivien Thano, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes pas deklaratave të forta në emisionin “Live from Tirana”, ku foli hapur për standardet e saj në një lidhje.

E pyetur nëse do të pranonte të ishte në një marrëdhënie me një burrë që punon në ndërtim, por jo si pronar, Vivien dha një përgjigje që ndezi rrjetin:

“Nuk do dilja kurrë me dikë që punon me tulla e llaç. Jo se kam paragjykim, por sepse bëjmë jetë të ndryshme. Jeta ime nuk mund të lidhet me të tijën,” – deklaroi ajo pa doreza.

Ajo theksoi se ka punuar shumë për të arritur një status dhe standard në shoqëri, ndaj kërkon që partneri i saj të jetë në të njëjtin nivel.

“Unë punoj fort për veten dhe dua dikë që të jetë si unë ose më lart. Nuk ka të bëjë me lekët, por me mënyrën e të jetuarit. Kam bërë shumë sakrifica për këtë standard dhe s’do ta sakrifikoj për askënd që s’e ka të njëjtën ambicie,” – shtoi ajo.

Sipas Vivianit, një lidhje e bazuar vetëm te ndjenjat pa përputhje në stil jetese është e destinuar të dështojë:

“Pjesa financiare nuk është problem, mund ta mbuloj unë. Por jetët tona nuk do përputheshin kurrë.”

Të fundit