Vivien Thano, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, ka ngritur aludime të forta me një postim të fundit në Threads, duke lënë të kuptohet se mund të jetë një thumb i hapur ndaj Getinjos dhe Mozzikut.
Në postimin e saj, ajo shkruan:
“Po prisja, thashë se do e rregullonit dorën mbas kaq shumë kohësh, po hiq, keq e më keq dmth.”
Ky reagim ka ardhur pak pas publikimit të projektit të ri muzikor nga Getinjo dhe Mozzik, duke bërë që ndjekësit të interpretojnë fjalët e Vivienit si një kritikë ndaj stilit të tyre në klip apo muzikë.
Forma e të shkruarit në shumës ka shtuar edhe më shumë dyshimet se postimi nuk i drejtohet vetëm Getinjos, por edhe rrethit të tij të afërt – me shumë gjasë edhe Mozzikut.
Kujtojmë që Vivien dhe Getinjo kanë pasur një marrëdhënie të komentuar brenda dhe jashtë shtëpisë së BBVK, e cila përfundoi pas disa tentativave për pajtim. Ajo kishte folur më herët publikisht për ndarjen, duke e argumentuar me arsye personale.
A është ky postim thjesht një rastësi apo një “shigjetë” e drejtpërdrejtë për vëllezërit reperë? Rrjeti po vlon me komente.
