Site logo

Ntreg

“Vuajta, Lotova, ma shpife dashurinë” – G-Bani shpërthen me një mesazh që trondit rrjetin!

Reperi dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, G Bani, ka ndarë së fundmi një mesazh të ngarkuar emocionalisht në llogarinë e tij në Instagram, që duket t’i drejtohet një personi që ka lënë një ndikim të thellë në jetën e tij.

Në një postim të sinqertë dhe me tone të qarta ironie dhe sarkazme, artisti rendit një sërë situatash dhe përceptimesh që i janë veshur nga të tjerët, duke dhënë një tablo të brendshme të ndjenjave dhe përvojave që ka përjetuar:

“Po, vetëm. Po, selfie. Po, makinën në servis. Po, me 100 halle. Po, beqar. Po, pa sukses në karrierë… Po, ish përdorues hashashi… Po, më mungon… Po, humba. Po, fitove.”

Postimi përshkruan një përzierje emocionesh – nga zhgënjimi dhe dhimbja, deri te reflektimi dhe ndoshta edhe pendesa – duke kulmuar me një deklaratë të drejtpërdrejtë për personin në fjalë:

“Po, nuk do kthehesh kurrë. Po, edhe po të kthehesh do jesh thjesht një më shumë. Po, ma shpife dashurinë… Po, humba. Po, fitove.”

Ky rrëfim i hapur ka ngjallur reagime të menjëhershme në rrjetet sociale, me shumë ndjekës që spekulojnë nëse mesazhi i drejtohet një ish-partnereje dhe çfarë mund ta ketë shtyrë artistin të ndajë një reflektim kaq personal publikisht.

“Vuajta, Lotova, ma shpife dashurinë” – G-Bani shpërthen me një mesazh që trondit rrjetin!

Të fundit