Edhe pse nuk e ka mbushur ende një javë që nga hyrja në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Gimbo duket se i ka të qarta qëllimet e tij në Big Brother VIP. Që në ditët e para të qëndrimit, ai ka shprehur hapur pëlqimin për Selinën, duke mos e fshehur interesin ndaj saj.
Banori i ri ka shfrytëzuar çdo moment për t’u afruar me Selinën, ndërsa ky afrimitet nuk ka kaluar pa u vënë re nga Miri. Sjellja e tij ka ngritur dyshime për xhelozi, të cilat u konfirmuan nga një moment që nuk i shpëtoi kamerave.
Miri u kap duke përgjuar pas derës, teksa Selina dhe Gimbo po bisedonin së bashku në dhomën e Lavanderisë. Veprimi i tij u komentua gjerësisht nga publiku, duke nxitur reagime dhe diskutime të shumta në rrjetet sociale.
Ky episod shton edhe më shumë tensionin në shtëpi dhe lë të kuptohet se mes banorëve po formohet një trekëndësh interesant, i cili pritet të sjellë debate, përplasje dhe dinamika të forta në ditët në vijim.






