Rasti tronditës i perdhunimit të një vajze 12-vjeçare nga babai i saj ka nxitur reagime te forta nga shoqëri civile dhe opinion publik. Ndër më te ashpërat ka qenë dhe deklarata e Xheneta Fetahut, e cila ka dënuar me forcë këtë akt kriminal dhe ka kritikuar heshtjen e mediave per raste te tilla.
Në një reagim publik, Xheneta u drejtua ashpër kundrejt babait të 12-vjeçares:
“Ky nuk është baba, ky është një monstrum me fytyrë njeriu! Me perdhunu vajzën e vet 12-vjeçare dhe me pas ka guximin të thotë ‘vetëm
një herë” sepse paska menduar që mundet me bo edhe ma shumë. Çfarë turpi, çfarë krimi, çfare shoqërie të kalbur që ende u jep mundesinë këtyre plehrave të quhen prindër!”
Ajo po ashtu akuzoi median për mungesë reagimi ndaj këtyre ngjarjeve, duke shprehur zhgenjimin për heshtjen e portaleve dhe rrjeteve sociale në raste te tilla tragjike, duke theksuar se ata që heshtin në rrjetet sociale, heshtin edhe nëse një rast i tillë ndodh në prani të tyre.
“E di pse heshtin portalet? Sepse nëse unë, Xheneta Fetahu, do të thosha diçka për mendimin tim, nuk do të mbetej asnjë portal, asnjë rrjet social pa më bërë lajm. Por kur ndodhin keto tmerre, heshtin krejt. Pse? Sepse shumë prej tyre e giejnë veten në këto situata, ose kanë heshtur kur kane ndodhur pranë tyre”, shprehet ajo.
Në fund të deklaratës së saj ajo ka ngritur shqetësimin mbi këto situata, duke e konsideruar një turp gjendjen e shoqërisë sot.






