Ish-finalistja e “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta Fetahu, ka ngjallur së fundmi shumë kureshtje në rrjetet sociale me një postim që ka lënë vend për interpretim.
Pak orë më parë, ajo publikoi në Instagram një mesazh të shkurtër por misterioz:
“A jeni gati për një befasi?”
Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të nisin menjëherë spekulimet, veçanërisht rreth një lajmi të mundshëm që lidhet me jetën e saj sentimentale.
Dyshimet janë thelluar edhe më shumë pasi Xheneta ka lënë një emoji zemre në një nga postimet e boksierit të njohur Ardian Krasniqi – veprim që ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe ka ndezur aludime për një afërsi mes tyre.
Kujtojmë se gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother”, Xheneta e ka përmendur disa herë emrin e Krasniqit, duke shtuar edhe më shumë dyshimet se mes tyre mund të ketë diçka më shumë sesa thjesht një miqësi.
Ndërkohë, asnjëri prej tyre nuk ka bërë ndonjë deklaratë zyrtare, duke lënë hapësirë për kureshti dhe komentime të shumta në rrjet.






