Xheneta merr propozimin e ëndrrave por e refuzon: “Do e doja nga…

Xheneta merr propozimin e ëndrrave por e refuzon: “Do e doja nga...

Moderatorja dhe influencuesja Xheneta Fetahu ka ndarë një detaj të papritur nga jeta e saj personale gjatë emisionit “Trotuar”.
Në studion e moderuar nga Nevina Shtylla, Xheneta rrëfeu se ka marrë një propozim për martesë, por ka zgjedhur të mos e pranojë — edhe pse gjithçka ishte “si në përralla”.

Ajo solli me vete edhe unazën e famshme, që kishte bërë bujë në rrjetet sociale, dhe zbuloi arsyen e refuzimit me një fjali që preku publikun:

“Nuk ka qenë çështje guri, por personi,” – tha Xheneta me sinqeritet.

Në bisedë me moderatorët Nevina Shtylla, Ina dhe Ervin Kurti, ajo sqaroi se propozimi nuk kishte ardhur nga partneri i saj aktual, duke shtuar me humor se “po të kishte qenë nga ai, do të kisha thënë po”.

E pyetur nëse do ta kishte pranuar nëse unaza kishte një gur më të madh, ajo u përgjigj me një buzëqeshje:

“Jo, do e doja nga një person tjetër. Unë kam gishtat e vegjël, nuk më shkon një gur shumë i madh.”

Ky rrëfim i sinqertë dhe plot finesë i Xhenetës është bërë menjëherë temë diskutimi në rrjete sociale, ku ndjekësit e kanë vlerësuar për autenticitetin dhe mënyrën e hapur si flet për jetën e saj personale.

Të fundit