“Xheneta nuk ndalet: Gjesti u bë i famshëm falë meje, duhet të më falënderojë.

Xheneta Fetahu për Gjestin: “Është mosmirënjohës, u bë i famshëm falë meje”

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka folur së fundmi për marrëdhënien me ish-partnerin e saj, këngëtarin Gjestin, me të cilin u njoh gjatë spektaklit.

Në një bisedë virtuale me tiktokerin Kozak, Xheneta u shpreh hapur se ndjen mosmirënjohje nga ana e Gjestit, duke theksuar se ai nuk e ka falënderuar asnjëherë për rolin që ajo luajti në rritjen e famës së tij.

“Është mosmirënjohës. U bë i famshëm falë meje,” – tha ajo, duke iu referuar lidhjes së krijuar gjatë kohës në shtëpinë e BBVK.

Romanca mes tyre, e cila nisi gjatë spektaklit, përfundoi pas përfundimit të tij dhe ka mbetur në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratave të ndërsjella që kanë pasuar më pas.

Të fundit