Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta Fetahu, ka reaguar për herë të parë lidhur me videot që fansat vazhdojnë të krijojnë për të dhe Gjestin, me të cilin kishte nisur një romancë gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
Edhe pse marrëdhënia e tyre nuk zgjati pas përfundimit të spektaklit, shumë ndjekës kanë vazhduar ta mbajnë gjallë “kiminë” mes dyshes përmes videove në TikTok e rrjete të tjera sociale, duke ripostuar momente të tyre të veçanta nga shtëpia e BBVK-së.
Së fundmi, gjatë një transmetimi live në TikTok, Xheneta është ndalur pikërisht te këto video, duke pranuar se e prekën emocionalisht.
“Videot me Gjestin edhe mua po më prekin, më emocionojnë…” – është shprehur Xheneta me sinqeritet.
Deklarata e saj ka prekur ndjekësit, të cilët në komente kanë përmendur nostalgjinë për çiftin dhe momentet e bukura që ndanë gjatë spektaklit.






