Në promon e fundit të emisionit “S’e luan topi”, Xheneta Fetahu është shfaqur e emocionuar teksa flet për ish-partnerin e saj, Gjestin Kelmendi, i cili po përballet me humbjen e vëllait, Eldion Kelmendi — ndarë nga jeta pas një aksidenti tragjik rrugor.
Me zë të dridhur dhe lot në sy, Xheneta tregoi se dhimbja e Gjestit e ka prekur thellë, duke e kujtuar si djalin plot energji e dashuri që ajo njihte.
“Të të them unë ty që zemra ime është në copa të thyera, nuk do ta besosh… Ai Gjesti harmonik, ai Gjesti me gjithë atë energji pozitive që më jepte mua dashuri, ta shihje në atë gjendje më dhembi shumë zemra,” – u shpreh ajo me emocion.
Në një moment tjetër të intervistës, gazetarja e pyeti nëse do të pranonte një takim me Gjestin. Me sinqeritet, Xheneta tha se e respekton të kaluarën dhe dëshiron që secili të vazhdojë jetën lirshëm, por njëkohësisht nuk do ta mbyllë kurrë derën e mbështetjes për të:
“Po, për ta lënë gjithçka pas dhe për të vazhduar jetën lirshëm. Por nëse një ditë ai më merr në telefon e më thotë ‘kam nevojë për ty’, unë do jem gjithmonë aty për të.”
Xheneta ishte e pranishme edhe në varrimin e Eldionit, duke treguar solidaritet dhe mbështetje për Gjestin në një moment tepër të vështirë.






