Xheneta Fetahu tregon për përballjet me Gjestin pas Big Brother VIP Kosova 3: “Kam ndryshuar orarin për të shmangur takimet”
Gjatë një transmetimi live në TikTok, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka ndarë detaje të hapura lidhur me marrëdhënien dhe përballjet me fituesin Gjesti pas përfundimit të reality show-t.
Ajo tregoi se janë takuar disa herë, si në ambientet e Top Channel-it, ashtu edhe në palestër. Për të shmangur kontaktet apo përplasjet e pakëndshme, Xheneta ka bërë ndryshime të vetëdijshme në rutinën e saj.
“Kur kuptova në çfarë ore ushtron, e ndërrova orarin,” tha modelja, duke theksuar dëshirën për të shmangur përballjet direkte.
E pyetur për gjendjen e marrëdhënies së tyre aktuale, Xheneta rrëfeu një moment të fundit komunikimi:
“Ia kam uruar ditëlindjen me mesazh, i urova suksese, kaq. Nuk ma ktheu, por ne kemi ngrënë bukë bashkë,” shtoi ajo.
Modelja përmendi gjithashtu një reagim të çuditshëm nga ana e Gjestit kur janë takuar përballë:
“Kur e pashë live, më shikonte si i frikësuar. Ishte gjithmonë me ndonjë dhe i thashë ‘aman, se nuk do të të mbys, ka mbaruar Bigu,’” u shpreh ajo me ironi.
Deklaratat e Xhenetës rikthejnë vëmendjen tek marrëdhënia e tensionuar mes dy ish-banorëve, duke treguar se mosmarrëveshjet nuk janë zgjidhur edhe pas përfundimit të spektaklit.






