Site logo

Ntreg

Xheneta shkëlqen në Spanjë pranë Lamborghinit luksoz – ja kush e shoqëron!

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta Fetahu, ka zgjedhur këtë herë Marbellën e Spanjës për të kaluar disa ditë pushimi luksoz. Ky destinacion i njohur për VIP-at botërorë duket se është bërë vendi perfekt për të shijuar verën dhe për të tërhequr sërish vëmendjen e publikut.

Xheneta ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një sërë fotosh ku shfaqet pranë një Lamborghini rozë super luksoz, ndërsa stili i saj glamuroz nuk ka kaluar pa u vënë re.

Në këto pushime, ajo po shoqërohet nga miku i saj i ngushtë, Mario, por burime pranë saj bëjnë të ditur se grupi është më i madh dhe nuk po udhëtojnë vetëm.

Me elegancën dhe pozat e saj pranë makinës luksoze, Xheneta edhe një herë ka arritur të jetë në qendër të vëmendjes së publikut dhe portaleve.

Të fundit