Site logo

Ntreg

Xhensila bën urimin e veçantë për ditelindjen e Ledrit duke postuar videon romantike

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka uruar sot publikisht Ledri Vulën, i cili feston 39-vjetorin e lindjes. Por ajo që ka rënë në sy nuk është thjesht urimi, por forma intime në të cilën është bërë.

Nëpërmjet një videoje të përbashkët të publikuar në Instagram, ku Xhensila dhe Ledri shfaqen shumë të afërt dhe me energji të ngrohtë, këngëtarja ka shkruar shkurtimisht:

“Urime ditëlindjen 👑”, duke shtuar një ‘emoji’ mbreti – simbolikë që fansat e lidhin me respekt, afeksion, por edhe flirt.

Ky gjest ka rikthyer menjëherë në qendër të vëmendjes spekulimet për një romancë mes dy artistëve, që kanë nisur që pas bashkëpunimit të tyre të fundit, këngës “Ma Kthe”. Projekti u prit me shumë sukses dhe në klip u vu re një kimikë e dukshme mes dyshes, që nuk kaloi pa u komentuar nga publiku.

👀 Pavarësisht se asnjëri prej tyre nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare, sjelljet e ndërsjella publike – nga bashkëpunimet, tek videot dhe urimet personale – kanë ushqyer zërat se mes tyre ka më shumë sesa një miqësi artistike.

A është ky një tjetër sinjal? Apo thjesht një urim mes miqsh të mirë? Fansat janë të ndarë, por kureshtja vetëm sa po shtohet.

Të fundit