Një ditë e veçantë për familjen e këngëtares së njohur Xhensila Myrtezaj — djali i saj, Amen Kallaku, feston sot 2-vjetorin e lindjes.
Edhe pse jeta e Xhensilës ka ndryshuar ndjeshëm pas ndarjes nga aktori i humorit Bes Kallaku, ish-çifti vazhdon të mbetet i bashkuar për dashurinë ndaj dy fëmijëve të tyre.
Në këtë ditë të veçantë, këngëtarja i ka dedikuar të birit një mesazh prekës në “Instagram”, që ka emocionuar ndjekësit.
“Çdo hap i yti është një bekim për këtë botë… Ti më dhe forcën që nuk e dija se e kisha. Me ty, çdo vështirësi u bë më e lehtë dhe çdo errësirë mori dritë. Ti më shpëtove, Amen, më shpëtove jetën, my savior,” – shkruan Xhensila në postimin e saj.
Në dedikimin e gjatë, ajo e quan Amenin “engjëll që solli dritë dhe forcë aty ku nuk kishte mbetur asgjë”, duke treguar edhe një herë se lidhja e saj me djalin është një burim frymëzimi dhe force shpirtërore.
“Jeta ime tani ka kuptim, sepse ti ke sjellë dritën e saj, pa u trembur nga errësira,” – vijon ajo, duke e quajtur Amenin “shpëtimtarin e saj të vogël”.
Postimi është shoqëruar me foto të ëmbla të djalit, ndërsa fansat e kanë përmbytur komentin me urime dhe mesazhe dashurie për vogëlushin.
Në fund të dedikimit, këngëtarja shkruan:
“Qëndro gjithmonë i mirë, ashtu siç erdhe, si një engjëll… Krishti qoftë gjithmonë me ty, me duar të shtrira mbi ty. Të dua më shumë se ç’mund ta përshkruaj me fjalë.”
Ky mesazh, i mbushur me ndjenja, ka prekur zemrat e ndjekësve dhe tregon një herë më shumë se për Xhensilën, jeta dhe lumturia e Amenit janë bekimi më i madh pas çdo stuhie.
Amen, Ti, bebe e bekuar, që solle dritë në jetën time, solle forcë aty ku mendova se s’kishte asnjë, dhe më dhurove çdo ditë copëza parajse që nuk dija të ishin të mundshme.
Ti je engjëll që erdhe në botë, me sytë e qeshur që shuan çdo errësirë, dhe më bëre të kuptoj se dashuria është diçka më e fuqishme se çdo mundim, çdo sakrificë.
Çdo hap i yti është një bekim për këtë botë, dhe kur të shoh, më duket sikur shoh një pjesë të qiellit këtu, midis nesh.
Jeta ime tani ka kuptim, sepse ti ke sjellë dritën e saj, pa u trembur nga errësira. Ti më dhe forcën që nuk e dija se e kisha. Me ty, çdo vështirësi u bë më e lehtë dhe çdo errësirë mori dritë.
Ti më shpëtove, Amen, më shpëtove jetën, my savior, shpëtimtari im. Falë teje, ndjej se mund të pushtojmë botën të tre së bashku.
Qëndro gjithmonë i mirë, ashtu siç erdhe, si një engjëll – biri im. Duaje veten, duaje gjakun tënd dhe duaje çdo kënd të botës, pavarësisht nëse ata e meritojnë apo jo.
Krishti qoftë gjithmonë me ty, me duar të shtrira mbi ty, me forcën që të udhëheq dhe të mbron çdo ditë. Ti je më shumë se çdo njeri që mund të njoh, je pjesë e diçkaje më të madhe.
Gëzuar ditëlindjen, engjëlli im, shpirti im i ndritshëm. Je drita që mbush jetën time dhe falënderoj Zotin që ekziston, që je këtu, që je djali im.
Të dua me një dashuri që as fjala s’mund ta përshkruaj, por që është më e fuqishme se çdo dritë, më e fortë se çdo dhimbje.
Unë gjithmonë do të jem këtu për ty, me zemrën time të hapur dhe pa kushte. Të dua – Mama Sila.






