Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Xhodi Skura, e cila u eliminua mbrëmjen e kaluar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ka folur hapur për jetën e saj personale jashtë reality show-t.
Gjatë paraqitjes në emisionin “Fan Club”, Xhodi u përball me një mesazh të papritur në rubrikën “Inbox Secret”, ku një ndjekëse i uronte asaj jetë të lumtur në një lidhje dashurie me Krist Dragot, duke i cilësuar ata si “super çift”.
E surprizuar nga ky mesazh, Xhodi vendosi të sqarojë publikisht situatën, duke mohuar çdo aludim për një lidhje romantike mes saj dhe Krist Dragot.
Ajo u shpreh se nuk ka pasur asnjë njohje sentimentale me askënd jashtë shtëpisë, duke theksuar se Krist Dragot është thjesht një mik në rrjete sociale. Megjithatë, nuk i kurseu komplimentet për të, duke theksuar se ai ka sy shumë të bukur, njësoj si Kristi Lamaj, të cilit ia kishte bërë të njëjtin kompliment edhe gjatë qëndrimit në shtëpi.
“Nuk kam pasur njohje me askënd aty. Të them të drejtën, asnjë nga djemtë. Kam ndenjur shumë me Kristin, i ka sytë shumë të bukur. Ka qenë edhe një batutë në tualet kur i thashë ‘në sytë e tu shoh sytë e mi’. Më paskan ndjekur këto Kristat”, u shpreh ajo me humor.
Xhodi shtoi se nuk dëshiron të flasë më tej për këtë pjesë të jetës së saj, duke e mbyllur qartë çështjen: “Jo, nuk ka lidhje. Jemi vetëm ‘friends’ në Instagram.”
Mesazhi që nxiti reagimin e saj në Fan Club ishte:
“Përshëndetje Fan Club, jam shumë e mërzitur që doli Xhodi, por i uroj jetë të lumtur me Krist Dragot se janë super çift.”






