Site logo

Ntreg

Xhuli rrëfen bombën: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin në Ibiza!”

Xhuli rrëfen bombën: "Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin në Ibiza!”

Modelja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura, ka zbuluar një histori të panjohur më parë lidhur me një takim të saj me superyllin e futbollit, Cristiano Ronaldo, që daton në vitin 2016.

E ftuar në emisionin “Andale”, Xhuli tregoi se gjithçka ka nisur gjatë një feste në Ibiza, ku një jaht i madh me disa të rinj u afrua pranë tavolinës së saj — dhe njëri prej tyre ishte vetë Ronaldo.

Sipas saj, futbollisti i njohur i kishte kërkuar numrin e telefonit përmes një miku të tij, duke e ftuar në një festë private që do të mbahej ditën pasuese.
“Njëri erdhi dhe më tha: ‘Ronaldo po ta kërkon numrin’. Të nesërmen kishte një party aty afër dhe ishim të ftuara. Bëmë muhabet, ishte shumë djalë i thjeshtë dhe i mirë,” tha Nura.

Ajo rrëfeu se kishte pasur edhe një takim të shkurtër me Karim Benzeman në Dubai, por shtoi se ai kishte qenë shumë më i distancuar dhe jo i qasshëm si Ronaldo.
“E kam takuar edhe Benzeman, por në Dubai ishte si ‘mbreti i botës’. Nuk të jepte rëndësi askush,” u shpreh ajo.

Në fund, Xhuli vlerësoi sjelljen respektuese të Ronaldos, duke shtuar me humor se sot ai “e ka bllokuar në Instagram” pasi është martuar. “Në 2016 ka ndodhur. Unë madje ia dhashë Instagramin”, përfundoi ajo me të qeshur.

Të fundit