Yll Limani po shijon një nga momentet më të suksesshme të karrierës së tij, ndërsa turneu “TSN International Live Tour” ka mbledhur mijëra fansa në vende të ndryshme të Europës. Pas koncerteve të suksesshme në Zvicër dhe Gjermani, artisti ka konfirmuar edhe data të reja në Suedi dhe Austri.
Por surpriza më e madhe për fansat shqiptarë sapo është zbuluar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ylli ka paralajmëruar “Phase II” të turneut, që do ta rikthejë me tri netë gjigante në trojet shqiptare.
Tirana, Shkupi dhe Prishtina do të jenë ndalesat e vetme të artistit këtë vit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa vetë këngëtari i ka cilësuar koncertet si mbrëmje të paharrueshme për publikun e tij.
Fansat tashmë po presin me padurim daljen në shitje të biletave, që pritet të nisë këtë të hënë. Me një super produksion, atmosferë të madhe dhe hitet më të njohura të repertorit të tij, “TSN International Live Tour” premton të jetë një nga eventet muzikore më të komentuara të këtij sezoni veror.






