Site logo

Ntreg

Ylli Limani dhe vajza me të kuqe /Çfarë po ndodh?

Këngëtari i njohur Yll Limani, i cili njihet për rezervën që ruan rreth jetës private, ka tërhequr vëmendje me një postim të fundit në InstaStory që po bën bujë në rrjet.

Artisti ka ripostuar një video të një modeleje misterioze, e cila shfaqet duke lyer buzët me të kuq dhe veshur me një fustan të kuq elegant, ndërsa në mbishkrimin e saj pyet:
“A lejohet me vesh fustan të kuq, Yll Limani?”

Reagimi i këngëtarit nuk ka vonuar, duke shkruar me humor:
“Lejohet, lejohet.”

Ky shkëmbim flirtues ka ndezur rrjetin, duke ngritur pikëpyetje nëse mes Yllit dhe vajzës misterioze mund të ketë më shumë se një koment i rastësishëm. Fansat e artistit tashmë janë të etur për të zbuluar identitetin e modeles dhe për të parë nëse kjo është thjesht një batutë simpatike apo fillimi i një historie të re romantike në sytë e publikut.

Ylli Limani dhe vajza me të kuqe /Çfarë po ndodh?

Të fundit