Një zhvillim i papritur ka tronditur shtëpinë e Big Brother Albania VIP 5. Banori Kristi Lamaj është përjashtuar përfundimisht nga gara, pas një vendimi të marrë nga produksioni i spektaklit.
Njoftimi u bë publik mëngjesin e sotëm përmes zarfit të zi, i cili mbërriti në shtëpi dhe u lexua para banorëve nga Brikena. Në mesazh thuhej: “Banorë, Vëllai i Madh ju njofton se Kristi Lamaj është përjashtuar përfundimisht nga gara. Televotimi aktual anulohet.”
Vendimi solli reagime të menjëhershme brenda shtëpisë, ndërsa gara vijon tashmë me një dinamikë të re. Përjashtimi i Kristit shënon një tjetër moment të fortë në këtë edicion të pestë të Big Brother Albania VIP, i cili transmetohet në Top Channel.
Ndërkohë, televotimi aktual është anuluar dhe pritet që produksioni të njoftojë në vijim për hapat e radhës në lojë.






