Fotot dhe videot që qarkulluan sot në rrjet, ku shihen Meriton Mjekiqi dhe Erjola Doçi, dy nga personazhet më të komentuar të “Big Brother VIP Albania”, duke u puthur në buzë, kanë ndezur debat të madh në publik.
Që nga momenti i publikimit, rrjetet sociale shpërthyen me komente dhe pyetje:
👉 A janë bashkë Meriton dhe Erjola?
👉 A ka nisur një histori dashurie mes tyre?
👉 Apo është thjesht një lojë për vëmendje?
Shumë fansa të reality show-t kujtuan afrimitetin që dyshja kishte gjatë kohës në shtëpinë e famshme, duke e parë këtë moment si “konfirmimin” që ata kishin më shumë se miqësi. Të tjerë, megjithatë, mbetën skeptikë dhe nisën të dyshojnë se gjithçka mund të ishte një skemë për media.
Burime të sigurta për Prive kanë zbuluar se puthja që bëri bujë nuk është pjesë e një romance të re. Në fakt, bëhet fjalë për një skenë filmi, ku Meriton dhe Erjola janë protagonistë.
Dyshja ndodhej në xhirime, dhe momenti i publikuar është shkëputur pikërisht gjatë realizimit të një prej skenave më të forta të filmit. Projekti pritet të publikohet në muajin tetor, dhe përflitet se do të sjellë surpriza të mëdha për publikun.
Megjithëse fotot ndezën rrjetin dhe krijuan përshtypjen e një lidhjeje të re, e vërteta është krejt tjetër: gjithçka është pjesë e artit dhe jo e jetës private.
Meriton dhe Erjola po shfaqen së bashku, por këtë herë jo si çift real, por si çift filmi që shumë shpejt do ta shohim në ekran.






