Greta dhe Selin janë kthyer në dy nga banoret më të komentuara të Big Brother VIP që në javët e para të spektaklit, jo vetëm për afrimitetin e tyre brenda shtëpisë, por edhe për lidhjen që i bashkon jashtë kamerave. Greta është në një lidhje dashurie me vëllanë e Selinës, i cili njihet në skenën muzikore si DJ ONNO.
Megjithëse çifti ka mbi një vit së bashku, ata kanë zgjedhur të qëndrojnë larg vëmendjes publike. Në profilin e DJ ONNO-s mungojnë fotografitë me Gretën, duke e bërë lidhjen e tyre edhe më misterioze për publikun.
Megjithatë, ditën e sotme është publikuar për herë të parë një foto e çiftit së bashku, ku ata shfaqen të buzëqeshur dhe të dashuruar, duke konfirmuar romancën që prej kohësh përflitej.






