Site logo

Ntreg

Zërat për konflikt me Olsa Muhametin, Alaudin Hamiti del me deklaratë

Prezantuesi i “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti, ka zhvilluar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në rrjete sociale, ku nuk munguan pyetjet për marrëdhënien e tij me Olsa Muhametin.

I pyetur nëse mes tyre ka pasur ndonjë konflikt, Hamiti i hodhi poshtë këto zëra, duke i quajtur të pavërteta.

“Nuk kemi pasur konflikte aspak. Jemi në vrullin e punës, kemi strese të ndryshme, por konflikt nuk kemi pasur ende,” u shpreh ai.

Kujtojmë se në edicionin e kaluar të “Big Brother VIP Kosova”, Olsa Muhameti mbajti rolin e producentes. Ende nuk është konfirmuar nëse ajo do të jetë pjesë edhe në sezonin e ardhshëm, por pritshmëritë janë të mëdha.

Të fundit