“Zero shanse për bashkëpunim” – Jozi përjashton çdo raport me Gjestin!

I ftuar në studion e emisionit “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Jozefin Marku – ish-banori i “Big Brother VIP 4” – zbuloi ekskluzivisht më shumë mbi projektet e reja muzikore, jetën personale dhe marrëdhëniet pas daljes nga reality show.

Në qendër të vëmendjes, si gjithmonë, ishte historia e tij e përfolur me Loredanën, që vijon të ngjallë interes edhe jashtë shtëpisë së BBV. Jozi vendosi të sqarojë gjithçka live në radio – dhe konfirmoi zyrtarisht se është në një lidhje të re dashurie.

Ndërsa biseda kaloi në një tjetër temë “të nxehtë” – raportin e tij me Gjestin – Ronaldo e pyeti troç: “A keni komunikuar pas Big Brother-it?”
Përgjigjja ishte po aq e drejtpërdrejtë:
“Kurrë. Asnjëherë, zero.”

Jozi shtoi se nuk ka pasur asnjë kontakt, as mesazh dhe as ndonjë rastësi në ambientet e Top Channel. Madje, ai la të kuptohet se edhe nëse do i propozohej një bashkëpunim muzikor me Gjestin, kjo është e pamundur për të.

“Nëse duam të themi gjëra kot, mund t’i themi… Por unë po them të vërtetën. E shoh diçka të pamundur.” – tha ai.

Ronaldo tentoi ta zbusë me: “Ne jemi popull që dimë të falim…”, por Jozi qëndroi në pozicionin e tij: zero shanse për bashkëpunim.

Të fundit