Pas disa javësh mungesë në rrjetet sociale, Kozak Braçi ka thyer më në fund heshtjen. Personazhi i njohur për energjinë dhe deklaratat e drejtpërdrejta në TikTok dhe Instagram kishte zhdukur çdo shenjë aktiviteti online, duke ngritur pikëpyetje mes ndjekësve për arsyet e këtij tërheqjeje.
Në një postim të fundit në Instagram, Kozaku ka sqaruar se shkëputja e tij ka ardhur si pasojë e problemeve serioze familjare. Ai zbuloi se disa prej të afërmve të tij kanë përfunduar në spital, dhe kjo situatë ka ndikuar ndjeshëm në gjendjen e tij emocionale.
“Kam pasur probleme me familjarë,” shkruan ai me sinqeritet, duke bërë të qartë se tërheqja nga rrjetet ka qenë një nevojë personale për të përballuar vështirësitë.
Megjithatë, ai konfirmon se kjo periudhë ka përfunduar dhe paralajmëron një rikthim të fuqishëm.
“Që sonte do digjet rrjeti,” shkruan Kozaku, duke ftuar ndjekësit në një live në orën 22:00, të cilin e përshkruan si një transmetim që “do i lërë të gjithë pa fjalë.”







