Zhurmë në BBVK: Dyshime për eliminimin e Toneyt, Jonida sqaron gjithçka

Zhurmë në BBVK: Dyshime për eliminimin e Toneyt, Jonida sqaron gjithçka

Moderatorja e Big Brother VIP Kosova, Jonida Vokshi, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes pas një momenti të komentuar gjatë prime-it të fundit të spektaklit.

Pas përfundimit të televotimit, u njoftua eliminimi i konkurrentit Toney nga shtëpia. Megjithatë, menjëherë pas transmetimit, në rrjetet sociale nisën të qarkullojnë pamje nga momenti i shpalljes së rezultatit, ku disa ndjekës aluduan se Jonida mund të ketë ngatërruar emrin e konkurrentit të eliminuar.

Përballë këtyre komenteve, moderatorja reagoi përmes Instagramit, duke mohuar kategorikisht çdo ngatërrim. Ajo theksoi se televotimi është një nga momentet më të rëndësishme të formatit dhe se shpallja e rezultateve bëhet gjithmonë me përqendrim maksimal.

“Televotimi është një moment kyç në një reality dhe kurrë nuk ngatërroj asnjë emër”, u shpreh Jonida.

Në vijim, ajo shtoi me ironi se i pëlqen fakti që momenti është bërë viral dhe se ndonjëherë mendon se çfarë mund të bëjë për t’u bërë sërish temë diskutimi.

Ndërkohë, një ditë pas largimit nga shtëpia, Toney u shfaq sërish në ekran, por këtë herë në një ambient të veçantë të izoluar të quajtur “Shtëpia Kapsulë”. Pamjet u publikuan nga faqja zyrtare e BBVK në Instagram, duke nxitur edhe më shumë dyshime tek publiku se ai mund të mos jetë eliminuar përfundimisht dhe se rrugëtimi i tij në reality mund të vijojë në një fazë të dytë.

Të fundit