“Zjerm” ndez Prishtinën: “Shkodra Elektronike” hap FemArt

Pas suksesit të tyre me këngën “Zjerm” në Eurovision, ku Shqipëria u rendit e teta në finalen e madhe, grupi “Shkodra Elektronike” do të mbajë performancën e parë në Kosovë. Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca do të hapin festivalin “FemArt” më 16 qershor në Prishtinë, me një koncert që do të mbahet në AMC Hall, duke nisur nga ora 20:00. Grupi ka publikuar së fundmi edhe albumin e ri, “Shndrit”.

“Zjerm” ndez Prishtinën: “Shkodra Elektronike” hap FemArt

Të fundit